Bilanci i frikshëm/ Hamasi: Më shumë se 6000 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit

Bilanci i frikshëm/ Hamasi: Më shumë se 6000 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit

13:58, 25/10/2023
A+ Aa A-

Thellohet bilanci i humbjeve njerëzore në Gaza. Raportohet se numri i palestinezëve të vrarë në konflikt është rritur mbi 6,000.

Të paktën kështu konfirmon ministria e Shëndetësisë, të drejtuar nga Hamasi në Gaza.
Të paktën 6,546 njerëz, përfshirë 2,704 fëmijë, janë vrarë dhe 17,439 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori, shkruan Sky News.

Shifra shënon prej gati 1,000 që nga dita e djeshme, kur Hamasi tha se 5,791 palestinezë ishin vrarë. Rreth 756 palestinezë janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco