Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Kopshtari vrua regjisorin dhe gruan e tij në Iran, zbulohet arsyeja

Kopshtari vrua regjisorin dhe gruan e tij në Iran, zbulohet arsyeja

13:27, 23/10/2023
A+ Aa A-

Regjisori iranian Darius Merzoui u vra më 15 tetor së bashku me gruan e tij nga ish-kopshtari i tij për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare, njoftoi drejtësia iraniane.

“I dyshuari kryesor kishte punuar si kopshtar në vilën e zotit Merzoui dhe ishte i zemëruar me të për arsye financiare,” shpjegoi një zyrtar gjyqësor në provincën Alborz, afër Teheranit, duke shpjeguar se regjisori i kishte borxh 300 milionë riale (rreth 600 euro) ndaj ish punonjësi i tij.

 

Darius Merzoui, një pionier i kinemasë iraniane, u vra me thikë në moshën 83-vjeçare më 15 tetor, së bashku me gruan e tij Vahideh Monamadifar, një skenariste 54-vjeçare, në rezidencën e tyre në Karaj, pranë kryeqytetit iranian.

Në total janë përfshirë katër persona në vrasje. Sipas policisë, të katërt kanë hyrë në banesën e regjisorit dhe e kanë goditur me thikë në qafë teksa ishte duke parë televizor. Gruaja e tij u vra në dhomën e saj, sipas drejtësisë iraniane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco