Gjashtë persona u plagosën mëngjesin e sotëm në një sulm rus në rajonin Cherkasy, në Ukrainën qendrore.
Lajmi u bë me dije nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Igor Taburets në një njoftim në Telegram, siç raporton Rbc-Ukraine. Në sulm, shtoi Taburets, u dëmtua një infrastrukturë kritike e paspecifikuar.
“Në mëngjes, armiku sulmoi rajonin tonë Cherkasy. Një mbrojtje komplekse kundërajrore funksionoi kundër një objektivi ajror me shpejtësi të lartë”, thuhej në mesazh.“Nuk ka viktima. Gjashtë persona morën kujdes mjekësor,” tha Taburets.
© SYRI.net