Pasi ashpërsoi gjuhën ndaj Rusisë, Macron nxit diskutimin mbi idenë e përdorimit të armëve bërthamore të Francës për të mbrojtur BE-në

Pasi ashpërsoi gjuhën ndaj Rusisë, Macron nxit diskutimin mbi idenë e përdorimit të armëve bërthamore të Francës për të mbrojtur BE-në

18:44, 28/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë përdorimin e armëve bërthamore franceze si pjesë e një mbrojtjeje të besueshme evropiane, kundër kërcënimeve nga Rusia.

 Në një intervistë për grupin mediatik francez Ebra, Macron theksoi se ai është “pro hapjes së këtij debati, i cili duhet të përfshijë mbrojtjen kundër raketave, lëshimin e armëve me rreze të gjatë, armëve bërthamore, për ata që e kanë ato ose që kanë armë bërthamore amerikane në tokën e tyre.”

“Franca do të ruajë specifikat e saj, por është e gatshme të kontribuojë më shumë në mbrojtjen e tokës evropiane”, shtoi ai.

Franca, e cila ka rreth 300 armë bërthamore, është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian.

Presidenti francez javët e fundit ka miratuar një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër Rusisë lidhur me pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës dhe nuk është hera e parë që ai sugjeron përdorimin e armëve bërthamore të Francës për mbrojtjen e BE-së.

Nuk është hera e parë që ai propozon përdorimin e armëve bërthamore të Francës për mbrojtjen e BE-së. Ai kishte lënë të kuptohet për përdorimin e armëve bërthamore në vitin 2020 dhe në 2022, kur ai bëri thirrje për një “dialog strategjik”.

Kjo sipas mediave, ishte një përpjekje për të hapur diskutime për këtë çështje me Gjermaninë, e cila pret armë bërthamore amerikane në tokën e saj, por Berlini, deri më tani, nuk e ka pranuar ofertën e presidentit francez.

Megjithatë, janarin e kaluar, Manfred Ëeber, kreu i Partisë Popullore Evropiane dhe një anëtar i CSU bavareze, i tha Politico se Evropa duhet të pranojë ofertën e Macron, me synimin për të ndërtuar dimensionin evropian të mbrojtjes bërthamore si një qëllim afatgjatë.

Komentet e Macron gjithashtu janë pasuar edhe me kritika nga partitë opozitare franceze.

“Kur je kreu i shtetit, së pari duhet të mësosh të heshtësh për atë që është në qendër të modelit tonë të sigurisë,” tha François-Xavier Bellamy, kandidati kryesor i partisë së krahut të djathtë Les Républicains në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Edhe partia “Franca sfiduese” e Jean-Luc Mélenchon tha gjithashtu në një deklaratë me shkrim se komentet ishin një “gabim serioz” që i dha “një goditje të re besueshmërisë së parandalimit bërthamor të Francës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco