Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja iraniane pëson vdekje klinike

U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja iraniane pëson vdekje klinike

19:26, 22/10/2023
A+ Aa A-

Një vajzë adoleshente iraniane, e cila ra në koma në fillim të këtij muaji pas një konfrontimi të dyshuar me zyrtarët policorë për shkeljen e ligjit të hixhabit, ka pësuar vdekje në tru, raportuan shtetërore iraniane.

Sipas tyre, kjo situata shëndetësore e 16 vjeçares erdhi edhe pas përpjekjeve të stafit mjekësor.

Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të futeshin në një stacion metroje në Teheran në fund të shtatorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk e kishin veshur hixhabin, gjë që është detyrim në Iran. Oficerët e rrahën Armitën, 16-vjeçe, së cilës i ra të fikët më vonë pasi kishte hyrë në një tren.

Ajo u dërgua në spitalin e Forcave Ajrore, Fajr, në periferi të Teheranit, ku ka rënë në koma që nga 1 tetori, sipas grupeve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve të cilët pretendojnë se Armita është viktima më e fundit e ligjit brutal detyrues të Iranit për bartjen e shamisë së kokës.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, pretendon se Armita e kishte humbur vetëdijen për shkak të presionit të ulët të gjakut dhe si pasojë e kishte përplasur kokën në skajin e vagonit të metrosë.

Por një grup me bazë në Norvegji që vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, e ka hedhur poshtë versionin zyrtar të ngjarjeve.

Ky grup tha më 3 tetor se Garavandi ishte viktimë e një sulmi të rëndë fizik nga anëtarët e policisë famëkeqe të moralit dhe se ajo u sulmua për shkak se nuk iu përmbajt ligjit për hixhabin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco