Tragjedi në SHBA, 31-vjeçarja vret dy fëmijët e saj, më pas kryen vetëvrasje

Tragjedi në SHBA, 31-vjeçarja vret dy fëmijët e saj, më pas kryen vetëvrasje

09:49, 22/10/2023
A+ Aa A-

Një tragjedi e rëndë familjare ndodhi në SHBA, kur një 31-vjeçare vrau dy fëmijët e saj dhe më pas u hodh nga një urë në Florida, SHBA, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pasi trupi i 31-vjeçares u gjet dhe u identifikua, oficerët shkuan në shtëpinë e saj dhe gjetën dy fëmijët e saj binjakë 5-vjeçarë të vdekur në shtretërit e tyre.

Në shtëpinë e 31-vjeçares, policia ka gjetur edhe një armë, por tek fëmijët nuk janë konstatuar plagë të dukshme me armë zjarri.

Shkaku i saktë i vdekjes së fëmijëve do të përcaktohet pas autopsisë së mjekësve. Siç njoftoi policia lokale, në shtëpi nuk u gjetën as shumë ushqime dhe as mobilje të mjaftueshme.

Nëna e 31-vjeçares tha se vajza e saj kishte probleme kronike me depresionin, por nuk kishte zbuluar ndonjë shenjë të një përkeqësimi të gjendjes së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco