Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Forcat e Mbrojtjes Izraelite: Hezbollahu po luan një lojë shumë të rrezikshme!

Forcat e Mbrojtjes Izraelite: Hezbollahu po luan një lojë shumë të rrezikshme!

07:49, 22/10/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Jonathan Conricus, me një përditësim operacional në kufirin verior të Izraelit bëri një bilanc të situatës së deritanishme të konfliktit.

Ai u fokusua te tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut, të cilët janë të vendosur në Liban. “Deri më tani përgjigja jonë ka qenë e matur, taktike dhe e kufizuar në zonat afër kufirit (me Libanin),” shpjegon ai. “Hezbollahu po luan një lojë shumë, shumë, të rrezikshme”, shton Conricus. Ata po e përshkallëzojnë situatën, ne shohim gjithnjë e më shumë sulme çdo ditë”.

Zëdhënësi i IDF thotë se Izraeli ka “mbrojtur vetëm veten” dhe janë marrë “hapa parandalues”. Conricus shton mes të tjerash se ata që janë më afër kufirit me Libanin në veri të Izraelit janë evakuuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco