Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Analiza e BBC: Cili ishte roli i Katarit në lirimin e dy pengjeve amerikane?

Analiza e BBC: Cili ishte roli i Katarit në lirimin e dy pengjeve amerikane?

15:19, 21/10/2023
A+ Aa A-

Nga Gordon Corera, BBC

Dje dëgjuam për lirimin e dy pengjeve amerikane që ishin rrëmbyer gjatë bastisjes vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael këtë muaj.

Lajmi ka nxjerrë në pah rolin e pazakontë të Katarit- një rol që sjell ndikim, por që mbart edhe rreziqe.

Fakti që shteti i vogël i Gjirit mirëpret, si një bazë të rëndësishme ushtarake amerikane, ashtu edhe Hamasin, tregon qartë se Katari di si të punojë me palë të ndryshme; duke ofruar mbështetje për grupet islamike në rajon, ndërkohë që punon ende ngushtë me Perëndimin.

Katari e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës dhe arbitër- jo vetëm mbi këta pengje, por duke shkuar pas në vite me një rol të ngjashëm në krizat e pengjeve që përfshinë Sirinë dhe Irakun; si dhe duke vepruar si pikë reference për një zyrë talebane dhe për negociata mes SHBA dhe Afganistanit.

Me të gjitha këto, Katari shpreson të fitojë ndikim dhe një shkallë mbrojtjeje.

Megjithatë ka rreziqe, veçanërisht duke pasur parasysh natyrën e sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, çka mund të detyrojë SHBA-në dhe të tjerët që të bëjnë më shumë presion mbi Katarin për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj disa prej grupeve që ai pret.

Por ka gjithashtu një njohje nga SHBA- dhe të tjerët- që kanalet e pasme janë shpesh jetike dhe Katari ka treguar vlerën e tij në këtë rol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco