Pas sulmit terrorist në Belgjikë, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë

Pas sulmit terrorist në Belgjikë, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë

23:30, 20/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë i Belgjikës, Vincent Van Quickenborn, njoftoi dorëheqjen e tij pasi dolën në dritë informacione të reja për terroristin e Brukselit.

“Sot në mëngjes në orën 9 të mëngjesit, vura re se më 15 gusht 2022, kishte një kërkesë ekstradimi nga Tunizia për këtë njeri. Kjo kërkesë është përcjellë më 1 shtator nga eksperti ligjor në prokurorinë publike të Brukselit. Kësaj kërkese për ekstradim gjyqtari përkatës nuk iu përgjigj dhe dosja nuk u procedua”, tha ish-ministri belg.

Ai theksoi se është ” një gabim individual”. Një gabim monumental. Një gabim i papranueshëm. Një gabim me pasoja dramatike. Pavarësia e një gjyqtari është themeli i shtetit tonë të së drejtës. Unë e kam mbrojtur gjithmonë këtë parim dhe do të vazhdoj ta mbroj. Si Ministër i Drejtësisë, në asnjë rrethanë nuk mund të ndërhyj në vendimet e një gjyqtari.

Megjithëse kjo është punë e një gjyqtari të vetëm dhe të pavarur, unë sërish dua të marr përgjegjësinë për këtë gabim të papranueshëm. Nuk kërkoj fare pretekst. Unë nuk jam duke kërkuar justifikime. E ndjej se është detyra ime ta bëj këtë”, tha ish-ministri belg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco