Fidan: Udhëtimi i Bidenit në Izrael është i barabartë me autorizimin e shkatërrimit të Gazës

Fidan: Udhëtimi i Bidenit në Izrael është i barabartë me autorizimin e shkatërrimit të Gazës

21:22, 20/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan kritikoi qeverinë amerikane dhe Izraelin për trajtimin e çështjes palestineze, i cili, ndër të tjera, argumentoi se vizita e fundit e Joe Biden në Izrael “është e barabartë me miratimin e shkatërrimit të Gazës”.

Duke folur për TRT Haber, ministri i Jashtëm turk tha se “Unë jam një nga njerëzit që e di shumë mirë këtë çështje. Kriza e 7 tetorit është një krizë që shumë e panë të vinte, por e mbuluan. Sulmet e Hamasit në fakt ishin prova e gabimit të politikës së Izraelit në rajon, veçanërisht në 10 vitet e fundit”.

Gjatë intervistës ai fajësoi drejtpërdrejt SHBA-në duke thënë se “Amerikanët tani janë bërë partnerë në përpjekjet e Izraelit për të arritur qëllimet e tij ushtarake në Gaza. Kur dëgjojmë deklaratat e presidentit amerikan dhe zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe autoriteteve ushtarake, shohim se ata janë në marrëveshje të plotë me Izraelin, veçanërisht në operacionet kundër Gazës dhe Hamasit”.

Duke komentuar udhëtimin e fundit të Joe Biden në Izrael, Hakan Fidan vuri në dukje se “Biden shkoi atje në këto rrethana dhe aprovoi disi shkatërrimin në Gaza”.

Ai tha gjithashtu se Turqia po propozon një sistem garancish për homologët e saj për të gjetur një zgjidhje të përhershme të konfliktit, duke shtuar se vendi është i gatshëm të jetë një garantues për palën palestineze.

Më herët gjatë bisedës telefonike që Rexhep Tajip Erdogan pati me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, ai theksoi se brutaliteti ndaj territoreve palestineze po thellohet gradualisht dhe se heshtja e vendeve perëndimore lidhur me bombardimet e spitaleve, shkollave dhe objekteve të kultit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco