Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sulmi terrorist në Belgjikë, ministri i Drejtësisë jep dorëheqjen

Sulmi terrorist në Belgjikë, ministri i Drejtësisë jep dorëheqjen

20:26, 20/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë i Belgjikës, Vincent Van Quickenborn, njoftoi dorëheqjen e tij pasi dolën në dritë informacione të reja për terroristin e Brukselit.

“Sot në mëngjes në orën 9 të mëngjesit, vura re se më 15 gusht 2022, kishte një kërkesë ekstradimi nga Tunizia për këtë njeri. Kjo kërkesë është përcjellë më 1 shtator nga eksperti ligjor në prokurorinë publike të Brukselit. Kësaj kërkese për ekstradim gjyqtari përkatës nuk iu përgjigj dhe dosja nuk u procedua”, tha ish-ministri.

Ai theksoi se është ” një gabim individual”. Një gabim monumental. Një gabim i papranueshëm. Një gabim me pasoja dramatike. Pavarësia e një gjyqtari është themeli i shtetit tonë të së drejtës. Unë e kam mbrojtur gjithmonë këtë parim dhe do të vazhdoj ta mbroj. Si Ministër i Drejtësisë, në asnjë rrethanë nuk mund të ndërhyj në vendimet e një gjyqtari.

“Megjithëse kjo është punë e një gjyqtari të vetëm dhe të pavarur, unë sërish dua të marr përgjegjësinë për këtë gabim të papranueshëm. Nuk kërkoj fare pretekst. Unë nuk jam duke kërkuar justifikime. E ndjej se është detyra ime ta bëj këtë”, përfundoi Vincent Van Quickenborn.

Lasuet Abdeslam, i cili u vra pas një përplasjeje me policinë mëngjesin e së martës, jetonte ilegalisht në Belgjikë pasi kishte paraqitur një kërkesë për azil në vitin 2019, e cila ishte refuzuar, por që nga viti 2021 i kishin humbur gjurmët. Sipas kryeministrit të Belgjikës, 45-vjeçari ishte i njohur për policinë për trafik dhe kërcënime ndaj sigurisë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco