Nënë e bijë: Ja kush janë dy pengjet amerikane të liruara nga Hamasi

Nënë e bijë: Ja kush janë dy pengjet amerikane të liruara nga Hamasi

20:14, 20/10/2023
A+ Aa A-

Grupi militant palestinez Hamas, bëri të ditur të premten se ka liruar dy pengje amerikane – një nënë dhe vajzën e saj – për “arsye humanitare”, pas përpjekjeve të Katarit për ndërmjetësim.

Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Ubaida, publikoi një deklaratë duke e bërë të ditur lirimin e tyre.

Kjo është hera e parë e lirimit të pengjeve, prej sulmit të armatosur të Hamasit në Izrael, më 7 tetor.

Fox News raporton se pengjet e liruara janë nënë e bijë. Judith dhe Natalie Raanan u rrëmbyen teksa ishin në një kibuc në jug të Izraelit, pranë Rripit të Gazës.

Momentalisht ato ndodhen nën kujdesin e Kryqit të Kuq.

Në sulmet e Hamasit janë vrarë 1.400 persona, kryesisht civilë, dhe janë marrë rreth 200 pengje.

Kanali 13 i lajmeve në Izrael, ka thënë se Izraeli e ka konfirmuar lirimin e dy pengjeve, por pa dhënë më shumë hollësi, raporton Reuters.

Izraeli është zotuar për ta shkatërruar Hamasin, i cili e udhëheq Rripin e Gazës, dhe është duke nisur vazhdimisht raketa në drejtim të rajonit me 2.3 milionë banorë, të cilët janë nën rrethim të plotë dhe pa ushqim, ilaçe dhe burime të energjisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka vizituar të premten pikën kufitare mes Gazës dhe Egjiptit, dhe ka thënë se ndihma humanitare duhet të zhbllokohet sa më shpejt që është e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco