Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për për përmbysje të rezultatit zgjedhor në 2020

Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për për përmbysje të rezultatit zgjedhor në 2020

20:01, 20/10/2023
A+ Aa A-

Kenneth Chesebro, ish-avokati i Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan, e ka pranuar fajësinë në një rast që lidhet me synimet për përmbysje të rezultatit zgjedhor më 2020 në Xhorxhia.

Chesebro është personi i tretë, prej 18 të pandehurve, që e ka pranuar fajësinë, pas arritjes së një marrëveshjeje me prokurorët në qarkun Fullton.

Ai është akuzuar se i ka çuar përpara pretendimet pro-Trumpit për mashtrime zgjedhore në Xhorxhia dhe për thirrjet që edhe shtetet tjera ta përmbysin rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.

Në garën e atij viti, presidenti aktual amerikan, Joe Biden, e ka fituar garën kundër Trumpit.

Trump është, po ashtu, i akuzuar në këtë rast.

Ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Chesebro e ka pranuar fajësinë një ditë pasi një tjetër ish-avokate e Trumpit, Sidney Powell, e ka pranuar gjithashtu fajësinë në këtë rast.

I treti është Scott Hall, i cili ka vepruar njëjtë, në fund të shtatorit./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco