Tmerr në Brazil/ Shembet struktura, punonjësit mbeten të varur në kabllot në 150 metra lartësi

Tmerr në Brazil/ Shembet struktura, punonjësit mbeten të varur në kabllot në 150 metra lartësi

20:00, 20/10/2023
A+ Aa A-

Pamjet rrëqethëse të publikuara më poshtë shfaqin punëtorët e ndërtimit duke qëndruar të varur, dhe me vetëm një kabllo në një lartësi prej mbi 150 metra.

Kjo ndodhi si pasojë e shembjes së një pjesë të ndërtesës shumëkatëshe në të cilën ishin duke punuar, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit, ku një strukturë që lidhte dy ndërtesat mbi 150 metra të larta, shembet krejt befasisht.

E katër punonjës mbetën të varur në kabllot, duke shpresuar që dikush do t’ju del në ndihmë dhe të mos e përjetojnë më të keqen.

Videoja amatore është filmuar nga një ndërtesë afër kullave, ku shihen punëtorët duke qëndruar të varur në kabllot e çelikta.

Njëri nga të mbijetuarit ka përfunduar në spital pas intervenimit të ekipeve të shpëtimit, për shkak se kishte dhimbje shumë të mëdha në çdo pjesë të trupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco