SHBA e paralajmëron Iranin përmes kanaleve private, thotë ish-ambasadori i NATO Një tank izraelit shihet duke lëvizur përgjatë kufirit me Gazën

SHBA e paralajmëron Iranin përmes kanaleve private, thotë ish-ambasadori i NATO

08:16, 19/10/2023
A+ Aa A-

Një ish-ambasador i SHBA në NATO - Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut - i tha BBC-së se SHBA ka të ngjarë të komunikojë me Iranin përmes kanaleve private për konfliktin Izrael-Hamas.

"Ne e dimë se SHBA ka komunikuar me Iranin privatisht përmes kanaleve që janë krijuar pikërisht për këtë qëllim," tha Ivo Daalder, i cili ishte ambasador i SHBA në NATO nga viti 2009 deri në 2013.

"Dhe Irani, pa dyshim, e di se çfarë është e përgatitur të bëjë SHBA. Kjo nuk është diçka që Presidenti në këtë pikë është i gatshëm ta thotë publikisht e ndoshta as që duhet ta thotë", tha për programin Neësday të BBC-së.

Në fillim të kësaj jave, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se SHBA ka zhvilluar bisedime me Iranin për ta paralajmëruar këtë vend kundër ndërhyrjes në konflikt.

Ekziston frika se përfshirja e Iranit mund ta zgjerojë konfliktin më gjërë në rajonin e Lindjes së Mesme. Zyrtarët iranianë thuhet se e kanë festuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ndërsa grupi militant Hezbollah i financuar nga Irani në Liban ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite ditët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco