Agjencia britanike e kundërzbulimit: Konflikti në Gaza mund të nxisë sulme terroriste në Britani

Agjencia britanike e kundërzbulimit: Konflikti në Gaza mund të nxisë sulme terroriste në Britani

08:37, 18/10/2023
A+ Aa A-

Konflikti në Gaza mund të frymëzojë akte terroriste në Mbretërinë e Bashkuar, është shprehur kreu i agjencisë britanike të kundërzbulimit të ( MI5(, Kem McCallum.

McCallum, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga FBI me homologët MB, SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin, pasi thekson se konflikti në Gaza mund të  nxisë sulme terroriste në Britani.

“E kemi ngritur prej kohësh këtë problem, jemi të shqetësuar për sjelljen e Iranit në Mbretërinë e Bashkuar. Veçanërisht në rreth 18 muajt e fundit ne kemi parë një fazë veçanërisht intensive të kërcënimit iranian në tokën e Mbretërisë së Bashkuar. Ngjarjet në Lindjen e Mesme rrisin mundësinë që Irani të vendosë të lëvizë në drejtime të reja. Unë nuk do të përjashtoja mundësinë që kjo të përfshijë Mbretërinë e Bashkuar, por ne tashmë po operojmë në bazë të një niveli të lartë kërcënimi nga Irani”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco