'ATACMS e kanë treguar veten'/ Zelensky pranon përdorimin e raketave amerikane

'ATACMS e kanë treguar veten'/ Zelensky pranon përdorimin e raketave amerikane

22:57, 17/10/2023
A+ Aa A-

 

Ushtria ukrainase përdori për herë të parë raketat amerikane ATACMS me rreze të gjatë veprimi.

Kështu bëri me dije Presidenti Volodymyr Zelensky, pa specifikuar se ku dhe kur.

“Marrëveshjet që arritëm me Presidentin Biden janë duke u zbatuar. ATACMS e kanë treguar veten ”, shkruan Zelensky  në rrjetet sociale.

Ndërkohë 31 tanket M1A1 Abrams që Shtetet e Bashkuara i premtuan Ukrainës kanë mbërritur në destinacionin e tyre. Lajmin e bëri me dije  koloneli Martin O'Donnell, zëdhënës i ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, në Zërin e Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco