Pamjet me dron nga momenti kur Izraelitët ‘hedhin në erë’ ndërtesën ku qëndronte kreu i inteligjencës së Hamasit

Pamjet me dron nga momenti kur Izraelitët ‘hedhin në erë’ ndërtesën ku qëndronte kreu i inteligjencës së Hamasit

08:42, 17/10/2023
A+ Aa A-

Forcat ajrore të Izraelit kanë publikuar në rrjetet sociale pamjet e sulmit ajror, ku mbeti i vrarë kreu i shërbimit sekret të Hamasit.

Në videon e publikuar thuhet se sulmi ajror u krye në Khan Younis në Rripin e Gazës.

Madje nga pamjet shihet sesi një ndërtesë goditet dhe bëhet rrafsh me tokën nga raketat izraelite.

Sulme të tilla ushtria izraelite është duke i zhvilluar nga 7 tetori, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite.

E deri më tani nga të dyja palët raportohet për mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra tjerë të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco