Izraeli: Ja sa persona mbahen peng në Gaza

Izraeli: Ja sa persona mbahen peng në Gaza

15:02, 16/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 199 persona mbahen peng në Gaza, tha një zyrtar i izraelit të hënën, në një rifreskim të bilancit të mëparshëm prej 155 personash.

"Familjet e 199 pengjeve janë informuar", shtoi të hënën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), admirali Daniel Hagari.

Dhjetë persona u vranë pas një sulmi ajror izraelit në lagjen Al Kizan të Khan Younis. Mjekët në Spitalin Nasser thanë për CNN se ata ishin të gjithë anëtarë të një familjeje të vetme, dhe se 23 të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Khan Younis ndodhet në Gazën jugore, e cila është mbushur gjithnjë e më shumë me civilë të zhvendosur pasi Izraeli u tha njerëzve që të evakuonin Gazën veriore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco