Ish-bosi i Bankës së Kinës arrestohet për marrje ryshfeti

Ish-bosi i Bankës së Kinës arrestohet për marrje ryshfeti

11:19, 16/10/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Bankës së Kinës është arrestuar për korrupsion, njoftuan mediat shtetërore kineze të hënën. Prokuroria Supreme e Popullit ka akuzuar Liu Liange për marrje ryshfeti dhe dhënie të paligjshme kredie.

Në fillim të këtij viti, z. Liange dha dorëheqjen nga roli i tij si kryetar i Bankës së Kinës. Ai u shkarkua gjithashtu nga posti i tij si zyrtar në Partinë Komuniste Kineze (PKK).

Që nga ardhja në pushtet në vitin 2012, Presidenti i Kinës Xi Jinping ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër korrupsionit zyrtar.

Arrestimi i Liu Liange është i fundit në një seri masash të ashpra të marra ndaj drejtuesve të profilit të lartë financiar në vend.

Ndërsa qasja e presidentit Jinping ka mbështetësit e saj, kritikët e politikës së tij thonë se ajo i lejon Presidentit të heqë qafe kundërshtarët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco