Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SHBA/ I motivuar nga lufta Izrael-Hamas i moshuari vret me thikë 6-vjeçarin musliman

SHBA/ I motivuar nga lufta Izrael-Hamas i moshuari vret me thikë 6-vjeçarin musliman

08:08, 16/10/2023
A+ Aa A-

Një 71-vjeçar nga Çikago thuhet se i ndikuar nga lufta Hamas-Izrael  ka vrarë me thikë një 6 vjeçar palestinezo-amerikan dhe ka plagosur nënën e tij. 

 Dailymail shkruan se para se ai të godiste 6 vjeçarin dhe të plagoste nënën e tij 35 vjeçare bërtiti: 'ju muslimanët duhet të vdisni' .

6 vjeçari Wadea Al-Fayoume u shpall i vdekur në spital pasi u godit 26 herë me një thikë të madhe të stilit ushtarak nga Joseph M. Czuba, sipas një autopsie të dielën.

“Detektivët ishin në gjendje të përcaktojnë se të dy viktimat në këtë sulm brutal ishin në shënjestër të të dyshuarit për shkak se ishin myslimanë dhe konflikti i vazhdueshëm i Lindjes së Mesme që përfshin Hamasin  dhe izraelitët”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut ëill në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Zyra e sherifit nuk bëri të ditur kombësinë e viktimave. Megjithatë, sipas zyrës së Çikagos të Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), fëmija ishte palestinezo-amerikan.

Gruaja ishte në gjendje të telefononte 911 (në veprim të menjëhershëm) duke u përpjekur të shmangte sulmuesin.

“Asistentët i gjetën dy viktimat brenda në banesë, në një dhomë gjumi. Dy viktimat kishin plagë të shumta me thikë në kraharor, në bust dhe gjymtyrë të sipërme”, sipas zyrës së sherifit.

Shefi i zyrës së CAIR në Çikago, Ahmed Rehab, u tha gazetarëve se sulmuesi trokiti në derën e viktimave dhe fillimisht u përpoq ta mbyste gruan, duke i thënë asaj "ju muslimanë duhet të vdisni", duke cituar mesazhet me tekst që gruaja i dërgoi babait të djalit të vrarë nga shtrati i spitali i saj. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco