‘Mos derdhni më gjak të pafajshëm’/ Papa Françesku thirrje për korridore humanitare në Gaza

‘Mos derdhni më gjak të pafajshëm’/ Papa Françesku thirrje për korridore humanitare në Gaza

21:56, 15/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Papa Françesku bëri thirrje për korridore humanitare për të ndihmuar ata që janë nën rrethim në Gaza, si dhe kërkoi lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant islamik Hamas.

“Unë kërkoj me forcë që fëmijët, të sëmurët, të moshuarit dhe gratë dhe të gjithë civilët të mos bëhen viktima të konfliktit. Duhet të respektohen të drejtat humanitare, mbi të gjitha në Gaza, ku është urgjente dhe e nevojshme të garantohen korridoret humanitare për të ndihmuar të gjithë popullsinë”, tha ai.

Gjithashtu Papa Françesku foli teksa Izraeli po përgatit trupat e tij për një sulm tokësor si hakmarrje për sulmet e paprecedentë që pësoi kur luftëtarët pushtuan qytetet e tij duke qëlluar burra, gra dhe fëmijë dhe duke kapur pengje.

“Kaq shumë kanë vdekur tashmë. Ju lutem, mos derdhni më gjak të pafajshëm as në Tokën e Shenjtë, as në Ukrainë apo kudo tjetër. Mjaft! Luftërat janë gjithmonë një disfatë,” shtoi më tej ai.

Rreth 1,300 njerëz u vranë në sulmin e papritur, ndërsa autoritetet e Gazës thanë se më shumë se 2,300 njerëz kishin vdekur, një e katërta e tyre fëmijë dhe gati 10,000 u plagosën ndërsa Izraeli i përgjigjet me bombardime intensive agresionit.

Të premten Vatikani ofroi të ndërmjetësonte në konflikt. Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, tha se sulmi nga Hamasi ndaj qytetarëve izraelitë ishte “çnjerëzor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco