Aeroportet 'fantazmë' mund të sjellin jetë të re në qytetet tona

Aeroportet 'fantazmë' mund të sjellin jetë të re në qytetet tona

19:55, 15/10/2023
A+ Aa A-

Në botë ka mijëra aeroporte “fantazmë” që presin të rizhvillohen.

Ndërkohë që qytetet bëhen më të mëdha dhe më të populluara, udhëheqësit e spektrit publik-privat po kërkojnë, në mënyrë urgjente, gjithnjë e më shumë hapësira që mund të rizhvillohen, duke e vënë theksin te vlerat sociale dhe mjedisore.

Një kandidat në dukje ideal është shfaqur në formën e aeroporteve dhe fushave të braktisura të aviacionit, të njohura edhe si aeroporte “fantazmë”.

Për shumë qytete, veçanërisht ato të zhvilluara, aeroportet fantazmë përfaqësojnë hapësirat e fundit boshe me shkallë të gjerë që mund të riintegrohen në hapësirat urbane.

Sa aeroporte fantazmë ka në botë? Vlerësimet variojnë, por një bazë e njohur të dhënash në internet numëron 2699 aeroporte dhe fusha aviacioni, në pjesën më të madhe ose tërësisht të braktisura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër bazë të dhënash për Europën numëron rreth qindra.

Përtej ngjarjeve negative si pandemitë, pse braktisen aeroportet dhe fushat e aviacionit? Në shumë raste, aeroportet më të vegjël thjesht zëvendësohen nga aeroporte më të mëdha, për të përmbushur kërkesën në rritje.

Disa të tjerë, braktisen për trafikun e pasagjerëve apo janë shndërruar në objekte ushtarake, tregtare ose transporti.

Disa janë viktima të faktorëve të jashtëm, si bumi demografik i parashikuar që nuk u konkretizua kurrë, ngjarjet natyrore të cilat dëmtojnë në mënyrë kritike infrastrukturën, ose luftërat që shkaktojnë dëme të pariparueshme.

Të tjerë aeroporte thjesht vuajnë planifikimin e dobët paraprak dhe bëhen fantazma që në fillimet e tyre, duke mos i shërbyer kurrë një pasagjeri të vetëm.

Për shembull, ndërtimi i një aeroporti në periferi të Qytetit të Meksikës nuk përfundoi kurrë dhe mbetjet tashmë janë shndërruar në një park gjigant ekologjik.

Pavarësisht përhapjes së tyre në botë, jo të gjithë aeroportet fantazmë plotësojnë kriteret bazë për zhvillimin urban.

Kriteri i parë është afërsia – nëse është shumë larg nga qendra e banimit, nuk mund të merret në konsideratë.

Kriteri i dytë është lidhja – nëse një aeroport ndodhet në periferinë e zonës urbane (si shumë aeroporte) dhe ka akses më të ulët se mesatarja e mjeteve të transportit publik, edhe ky është një problem.

Së fundi, duhen marrë në konsideratë disa elemente teknike si madhësia e aeroportit, infrastruktura dhe gjeologjia, nëse janë të përshtatshme për zhvillimin urban.

Rizhvillimi i aeroporteve fantazmë

Aeroportet fantazmë që kalojnë kontrollet mund të rizhvillohen për shumë qëllime, por disa prej përpjekjeve me ndikimin më të madh, ndahen në tre kategori:

1. Qendra e re urbane

Ellinikon, dikur një aeroport fantazmë, sot po zhvillohet në një qendër të re urbane. Rreth gjashtë kilometra larg qendrës së Athinës, Aeroporti Ndërkombëtar i Ellinikon shërbeu për 63 vjet para se të zëvendësohej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës në vitin 2001.

Image

Ai mbeti jashtë shërbimi për dy dekada para se aktivizmi i qytetarëve dhe bashkëpunimi mes publikut dhe privatit të nisnin të imagjinonin mundësi të reja për këtë hapësirë 6 kilometra katrorë.

Punimet për realizimin e këtij projekti 8.2 miliardë dollarë po vijojnë dhe parashikojnë zhvillimin e aktiviteteve rezidenciale, tregtare, hoteliere, argëtuese, muzeore, shëndetësore, sportive dhe edukative.

Image

Nismat e qëndrueshmërisë dhe ruajtjes janë në qendër të këtij angazhimi – Ndërtesa me eficiencë të lartë energjetike dhe rizhvillimi i vijës bregdetare janë aspekte të rëndësishme të projektit.

Përfitimet ekonomike për Greqinë nga rritja e të ardhurave nga taksat dhe turizmi parashikohen të jenë më shumë se 14 miliardë euro. Bëhet fjalë për parkun e parë të ndërtuar në 34000 vite histori të Athinës.

2. Qendër biznesi 2.0

Ata që dikur fluturonin në aeroportin Kai Tak të Hong Kong, i mbyllur në vitin 1998, kujtojnë me nostalgji zbritjet e avionëve, që thuajse preknin ndërtesat ndërsa i afroheshin pistës.

Image

Kur kapaciteti i tij nisi të mos e përmbushë më kërkesën, Kai Tak u zëvendësua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut, i ndërtuar 30 kilometra në perëndim.

Në fund të viteve ‘90, hapësira e Kai Tak ka qenë në qendër të përpjekjeve të zhvillimit publik-privat, për ta shndërruar në një zonë biznesi.

Image

Mungesa e infrastrukturës vertikale ekzistuese ka krijuar hapësirë për zhvillime inovative sociale dhe mjedisore, si Airside, një kompleks i ri ultra i gjelbër, i karakterizuar nga sky farming, klasifikim dhe magazinim të automatizuar të mbetjeve, ventilim natyral, menaxhim i ujit të shiut dhe një vend parkimi automatik për biçikleta.

3. Qendër urbane teknologjike, për kërkimin dhe rezidenciale

Aeroporti i Berlin-Tegel, vetëm 9 kilometra nga Porta e Brandeburgut, ka pasur një histori të pasur që shkon përtej 73 viteve të funksionimit zyrtar, nga viti 1948 deri në vitin 2021.

Image

U shkatërrua nga bombardimet e Aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u ndërtua më pas duke u bërë Aeroporti i Pasagjerëve me trafikun më të lartë në Berlin. Pas mbylljes, shërbeu si qendër vaksinimi COVID-19 dhe strehë për refugjatët e larguar nga Ukraina.

Sot po zhvillohen punime për ta shndërruar në Berlin TXL – Urban Tech Republic: një pjesë, park kërkimi dhe industrial për teknologjitë urbane; një pjesë zonë rezidenciale dhe një pjesë, në hapësirë natyrore.

Image

Përdorimi i sistemeve energjetike, rrjeteve të lëvizshmërisë dhe materialeve të ndërtimit neutrale nga pikëpamja klimatike është përparësi thelbësore e projektit, me një zhvillim rezidencial me 5000 njësi që do të bëhet zona më e madhe e ndërtimit me dru në botë./ World Economic Forum

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco