Ushtria e Izraelit: Do ta shkatërrojmë Hamasin, mbajnë ende mbi 120 pengje

Ushtria e Izraelit: Do ta shkatërrojmë Hamasin, mbajnë ende mbi 120 pengje

07:39, 14/10/2023
A+ Aa A-

Nënkoloneli Jonathan Conricus, zëdhënës i ushtrisë së Izraelit, tha se ushtarët rezervë izraelitë janë në formim në të gjithë Rripin e Gazës duke u përgatitur për fazën tjetër të operacioneve.

“Qëllimi ynë është shumë i qartë, faza e fundit e kësaj lufte është që ne do të çmontojmë Hamasin dhe aftësitë e tij ushtarake dhe do të ndryshojmë rrënjësisht situatën në mënyrë që Hamasi të mos ketë më kurrë aftësinë për të shkaktuar ndonjë dëm mbi civilët apo ushtarët izraelitë”.

Ai foli për një ngjarje afër kufirit libanez për të cilën BBC raportoi më herët.

"Luftëtarët e Hezbollahut hodhën një raketë antitank drejt trupave izraelite, pati një betejë të shkurtër dhe situata përfundimisht u qetësua," thotë ai. “Më pas Hezbollahu dërgoi drone mbi Izrael dhe gjithashtu gjuajti raketa tokë-ajër kundër avionëve izraelitë”.

Ai thotë se këto dy përpjekje u kapën me sukses, por situata në kufirin verior "mbetet shumë e tensionuar".

Hamasi mban më shumë se 120 pengje

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sapo kanë dhënë një përditësim mbi situatën e pengjeve.

"Që nga kjo kohë, Ushtria e Izraelit ka konfirmuar se mbi 120 civilë mbahen rob në Gaza nga organizata terroriste Hamas," postoi ushtria në X, i njohur më parë si Twitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco