Izraeli bllokon të gjitha pika hyrëse dhe dalëse me Gazën/ OKB: Të shmanget katastrofa humanitare

Izraeli bllokon të gjitha pika hyrëse dhe dalëse me Gazën/ OKB: Të shmanget katastrofa humanitare

20:25, 13/10/2023
A+ Aa A-

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se asnjë ndihmë humanitare nuk po hyn në Gaza sepse pikat kufitare mbeten të mbyllura.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite, duke u bërë thirrje atyre që “të shmangin një katastrofë humanitare”, tha zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric.

Ai u shpreh se është “jetike” që autoritetet izraelite të mbrojnë të gjithë civilët, duke përfshirë strehimoret e OKB-së në Gaza.

Pothuajse të gjitha pikat kufitare në Gaza kontrollohen nga Izraeli, ndërsa një tjetër në jug mbetet nën kontrollin e Egjiptit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco