Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thirrje Izraelit për të liruar koridoret humanitare në Gaza

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thirrje Izraelit për të liruar koridoret humanitare në Gaza

18:04, 13/10/2023
A+ Aa A-

KNKK-ja bën i thirrje Hamasit për "lirim të menjëhershëm" të pengjeve izraelite.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka dënuar marrjen e pengjeve në sulmet ndaj Izraelit nga Hamasi dhe shprehen që luten për ata që kanë humbur pjesëtarët e familjes ose që janë të shqetësuar për të shtrenjtët e tyre.

“Përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe jemi të gatshëm për të kryer vizita humanitare”, tha organizata, me seli në Gjenevë, raporton BBC

Komitetit shtoi se ishte i shqetësuar për urdhrin e evakuimit.

“Udhëzimet e lëshuara nga autoritetet izraelite për popullsinë e qytetit të Gazës që të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, bashkë me rrethimin që u mohon ushqimin, ujin dhe energjinë elektrike, nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.

KNKK-ja vazhdoi të paralajmërojë se nuk do të mundet të dërgojë ndihma humanitare derisa të mos ketë "pauza në luftime për të punuar në siguri dhe efikasitet".

Të enjten, KNKK-ja tha se ishte në kontakt me Hamasin dhe Izraelin në një përpjekje për të siguruar kthimin e pengjeve izraelitë të marrë në Gaza. Këto nuk ishin negociata, theksoi organizata, marrja e pengjeve është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe civilët izraelitë që mbahen në Gaza duhet të lirohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco