Nisin evakuimet në Gaza, Izraeli i bën thirrje civilëve të largohen, reagon Hamasi

Nisin evakuimet në Gaza, Izraeli i bën thirrje civilëve të largohen, reagon Hamasi

14:52, 13/10/2023
A+ Aa A-

Pas një tjetër nate bombardimesh intensive, Izraeli ka paralajmëruar civilët në Gaza që të largohen nga jugu në prag të ofensivës tokësore. Urdhri i evakuimit prek thuajse gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë njerëz të territorit palestinez.

Gaza është bombarduar pa pushim që prej së shtunës së kaluar, kur Hamas kreu sulmin e saj brutal.

Izraeli deklaron se synon t’i shkatërrojë kapacitetet ushtarake të lëvizjes islamike dhe se nuk po godet civilët. Por OKB thotë se qytetarët e thjeshtë do të preken gjithsesi nga luftimet.

“Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Nuk ka asnjë centimetër imun ku njerëzit mund të ndihen të sigurt. Gaza është e gjitha e ekspozuar dhe sikurse e thash më herët, nuk ka infrastrukturën për përmbushjen e nevojave bazë”, tha Hamada El Bayeri, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Teksa banorët e Gazës bëhen gati për operacionin tokësor, Hamas u ka bërë thirrje atyre që të injorojnë urdhrat e Izraelit për t’u larguar dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Situata e qytetarëve në Gaza është edhe më e rëndë pasi nuk mund të kalojnë kufirin për në Egjipt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco