Deputetja izraelite i kërkon qeverisë së saj të përdorë gjithë arsenalin e armëve kundër Hamasit

Deputetja izraelite i kërkon qeverisë së saj të përdorë gjithë arsenalin e armëve kundër Hamasit

14:16, 11/10/2023
A+ Aa A-

Një ligjvënëse izraelite i ka kërkuar qeverisë së saj marrë në konsideratë dhe përdorimin e armëve bërthamore në luftën e tyre kundër Hamasit .

"Raketë Jericho! Raketë Jericho! Një alarm strategjik, përpara se të mendojmë të prezantojmë forcat tona.!" shkroi në një postim në X  të hënën, deputetja izraelite Tally Gotliv.

Postimi i Gotliv - i cili është parë mbi 2.1 milion herë i referohej raketave balistike të Izraelit Jericho.

Qeveria e Izraelit nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar ekzistencën e arsenalit të saj bërthamor.

Ndërsa në një postim  të martën ajo shkroi se Izraeli duhet të jetë i pamëshirshëm kur merret me grupin militant palestinez.

"Vetëm një shpërthim që trondit Lindjen e Mesme do të rikthejë dinjitetin, forcën dhe sigurinë e këtij vendi! Është koha për të puthur fundin e botës", shkroi Gotliv në postimin e saj në X. 

"Gjuajtja e raketave të fuqishme pa kufi. Jo rrafshimi i një lagjeje. Thërrmimi dhe rrafshimi i Gazës," vazhdoi ajo. "Përndryshe, nuk kemi bërë asgjë. Jo me fjalëkalime, me bomba depërtuese. Pa mëshirë! Pa mëshirë!"

Gotliv, e cila vjen nga e njëjta parti politike si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, shpesh ka shkaktuar polemika me komentet e saja.

Në shtator, Gotliv tha në një postim X se një komandant i burgosur i ushtrisë izraelite u "dënua për të qenë hero" kur qëlloi një shofer palestinez . 

Hamasi nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit të shtunën, duke lëshuar mijëra raketa nga Gaza. 

Të dielën, Izraeli shpalli gjendjen e luftës , me zyrtarët që thanë se qëllimi i tyre ishte të mposhtnin Hamasin dhe të merrnin kontrollin e plotë të Gazës . 

Netanyahu tha të shtunën se Hamasi " do të paguajë një çmim që nuk e ka ditur kurrë më parë " për sulmet e tij. 

Nga të dyja palët janë raportuar të vdekur dhe të plagosur civilë.

/ Businessinsider.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco