Sulmi i Hamasit mbi Izrael/ Marc Thiessen: Biden as nuk guxoi ta përmendë emrin e Iranit

Sulmi i Hamasit mbi Izrael/ Marc Thiessen: Biden as nuk guxoi ta përmendë emrin e Iranit

13:27, 11/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden, mbajti dje një fjalim të shkurtër pas sulmit barbar të Hamasit mbi Izrael.

Ai tha se SHBA qëndron përkrah Izraelit, por nuk pranoi pyetje nga gazetarët pas deklaratës së shkurtër.

Qëndrimi i tij solli reagime të shumta në krahun e djathtë.

Marc Thiessen, gazetar i njohur konservator dhe autori i fjalimeve të presidentit George W. Bush, tha për Fox News se Biden as nuk guxoi të përmendte emrin e Iranit.

“Nuk mund ta besoj se kemi pritur dy ditë për këtë. Ai lexoi të gjithë deklaratën dhe nuk e përmendi Iranin asnjëherë. Asnjëherë të vetme. Le të jemi të qartë. Hamasi është një degë në pronësi të plotë të regjimit iranian. Irani i armatos ata, Irani i financon, Irani i stërvit ata. Ata nuk mund të kryenin një sulm si ky pa armët, stërvitjen dhe mbështetjen e regjimit iranian, duke lënë mënjanë çdo çështje për koordinimin e këtij sulmi specifik.

Ky është një sulm iranian që ka rezultuar deri tani në vdekjen e 14 amerikanëve dhe 20 janë zhdukur. Kur Donald Trump ishte president, ai vuri një vijë të kuqe me Iranin. Ai tha, nëse prekni një fije floku të vetëm të një qytetari amerikan, ne do të përgjigjemi ushtarakisht dhe nuk do bëjmë asnjë dallim mes jush dhe përfaqësuesve tuaj terroristë.

Dhe kur Irani e kaloi atë vijë të kuqe, kur një nga milicitë e tyre në Irak vrau një shtetas amerikan dhe i vuri zjarrin ambasadës sonë në Irak, ai vrau Qassem Soleimanin dhe paralajmëroi regjimin iranian se nëse hakmerreni, goditja e radhës do të jetë në Iran, dhe ata u tërhoqën.

Joe Biden as nuk mund të përmendë autorin kryesor të sulmit që vrau të paktën 14 amerikanë. 14 amerikanë të vdekur në duart e një grupi terrorist që kontrollohet dhe operohet plotësisht nga regjimi iranian. Irani duhet të paguajë një çmim për këtë ose ata do të inkurajohen dhe do të bëjnë më shumë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco