Mbreti i Jordanisë: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme derisa palestinezët të kenë shtet

Mbreti i Jordanisë: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme derisa palestinezët të kenë shtet

13:19, 11/10/2023
A+ Aa A-

Mbreti Abdullah i Jordanisë thotë se nuk do të ketë siguri dhe stabilitet në Lindjen e Mesme derisa palestinezët “të marrin shtetin e tyre të pavarur dhe sovran në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin Lindor” si kryeqytet.

“Ne mbetemi të palëkundur dhe nuk do ta braktisim rolin tonë, pavarësisht sa të mëdha janë sfidat, për të mbrojtur shenjtërinë islame dhe të krishterë në Jerusalem”, u tha ai deputetëve në një fjalim në hapjen e një sesioni të ri parlamentar, shkruan Al Jazeera.

Prej 4 ditësh, vijojnë luftimet e përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit, duke shkaktuar me mijëra viktima e të plagosur.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avioni i parë me armë nga SHBA ka mbërritur në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor të martën vonë në mbrëmje.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtunën, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Izraelin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco