Ish-shefi i Hamasit bën thirrje për protesta: Fqinjët t'i bashkohen luftës kundër Izraelit!

Ish-shefi i Hamasit bën thirrje për protesta: Fqinjët t'i bashkohen luftës kundër Izraelit!

11:35, 11/10/2023
A+ Aa A-

DOHA, 11 tetor (Reuters) - Ish-shefi i Hamasit Khaled Meshaal ka bërë thirrje për protesta në të gjithë botën myslimane të premten në mbështetje të palestinezëve dhe popujve të vendeve fqinje që t'i bashkohen luftës kundër Izraelit.

"E gjithë bota arabe dhe islame duhet të dalë në sheshe të premten," tha Meshaal, i cili aktualisht drejton zyrën e diasporës të Hamasit, në një deklaratë të regjistruar dërguar Reuters.

Meshaal, i cili është i vendosur në Katar, tha se qeveritë dhe popujt e Jordanisë, Sirisë, Libanit dhe Egjiptit kanë një detyrë më të madhe për të mbështetur palestinezët.

“Fiset e Jordanisë, bijtë e Jordanisë, vëllezërit dhe motrat e Jordanisë... Ky është një moment i së vërtetës dhe kufijtë janë afër jush, ju të gjithë e dini përgjegjësinë tuaj” është shprehur Meshaal.

Jordania dhe Libani janë shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve palestinezë.

Thirrja e tij për tubim erdhi pasi Izraeli u zotua të përshkallëzojë përgjigjen e tij ndaj një sulmi të Hamasit me një ofensivë tokësore, pasi avionët luftarakë izraelitë goditën më shumë se 200 objektiva në qytetin e Gazës gjatë natës. 

Ministria e shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 950 njerëz janë vrarë dhe 5,000 janë plagosur.

Të shtunën, persona të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës sulmuan pjesë të Izraelit jugor, një nga sulmet më vdekjeprurës militant palestinez në historinë e Izraelit.

"Për të gjithë dijetarët që mësojnë xhihadin ky është një moment për zbatimin (e teorive)", tha Meshaal.

ImageUdhëheqësi i Hamasit Khaled Meshaal

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco