VIDEO/  Momenti dramatik kur nëna britanike ikën nga sulmi apokaliptik i Hamasit

VIDEO/ Momenti dramatik kur nëna britanike ikën nga sulmi apokaliptik i Hamasit

11:16, 11/10/2023
A+ Aa A-

Momenti dramatik kur një nënë britanike u largua nga vendbanimi i rrethuar i Yeted me familjen e saj duke kalaur  nëpër fusha  ku po zhvillohej beteja me armë mes forcave izraelite dhe trupave të Hamasit – ndërsa la pas djalin e saj të rritur ushtar për të luftuar në vijën e frontit, është bërë virale. 

Debby Sharon iu shmang plumbave pasi u fsheh në bunkerien e familjes për më shumë se 36 orë, ndërsa fshati i tyre, një komunitet prej vetëm 120 familjesh katër kilometra larg kufirit të Gazës, u vu nën zjarrin e Hamasit .

Pas një evakuimi të plotë, shtëpia e saj  në Yeted tani është në mesin e disa vendbanimeve që tani janë bërë një zonë e mbyllur ushtarake dhe dhjetëra pjesëtarë të komunitetit janë ende të zhdukur ose dyshohet se kanë vdekur.

Ajo dhe burri i saj, vajza, dhëndri, djali autik dhe tre nipërit nën moshën 11 vjeç, ishin të gjithë në një dhomë vetëm 3x2 metra katrorë pa energji elektrike, ndërsa dëgjonin orë pas ore të shtëna armësh dhe raketa.

Ajo kujton se shikonte nga dritarja gjatë një momenti të qetë kur u largua nga streha për të vlerësuar se çfarë po ndodhte, duke parë njerëzit që vraponin në mënyrë kaotike. "Ishte apokaliptike," tha ajo.

Duke qenë se kishte jetuar  në Izrael që në moshën pesë vjeçare , luftërat ishin shumë të njohura për Sharon, një avokate penale, por ajo që u shpalos të shtunën në mëngjes nuk ishte parë ndonjëherë.

 

“Tingëllon çmenduri ta thuash, por sulmet me raketa me të cilat kemi jetuar më parë nuk janë më të vështira për ne, por kur e di se ka njerëz përreth shtëpisë tënde që gjuajnë, është ndryshe. 

Sharon dhe familja e saj kaluan pranë një varreze me makina civile të shkatërruara dhe automjete të ushtrisë, një shenjë rrëqethëse se as ushtria nuk ishte e sigurt këtu.

Sapo filluan të dëgjonin lajme në radio, ajo kuptoi përmasat e luftës pasi në bunkierin ku ata ishin strehuar nuk kishte asnjë komunikim për rreth 24 orë.

“Nuk mund të marr frymë akoma, nuk mund të fle dhe është hera e parë që e pranoj se jam e traumatizuar”, tha ajo. "Djali im është ende duke shërbyer dhe duke pastruar zonën nga ajo që ka mbetur nga lloji më i keq i armikut që ekziston këto ditë,"

Përkundër faktit se pjesë të mëdha të rajonit të njohur si Eshkol janë shkatërruar nga bombardimet dhe të shtënat, shtëpitë e djegura nga milicia, ajo tha se nuk ka pyetje për kthimin e tyre.

"Largimi nuk është një opsion," buzëqeshi Sharon, me një shpirt të paepur. “Do të duhet kaq shumë për ta ndërtuar atë përsëri, kaq shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë shumë punë, do të kalojmë traumë, do të mësojmë se si të flejmë përsëri, si të besojmë përsëri.

Kaq shumë fëmijë të vegjël kanë pësuar trauma dhe ka punë për të bërë, por nuk mund ta imagjinoj të heq dorë nga ajo zonë e bukur. Aq shumë njerëz vdiqën këtu sa duke e braktisur atë, ne nuk po respektojmë kujtimin e tyre.' është shprehur Sharon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco