E dhimbshme/ Rrezikuan jetët për të shpëtuar binjakët e tyre 10 muajsh. Çifti izraelit vritet nga terroristët e Hamasit

E dhimbshme/ Rrezikuan jetët për të shpëtuar binjakët e tyre 10 muajsh. Çifti izraelit vritet nga terroristët e Hamasit

21:14, 09/10/2023
A+ Aa A-

Një çift i ri izraelit, i cili u vra nga  terroristët e Hamasit në shtëpinë e tyre në Izrael, arriti të shpëtojë nga i njëjti fat tragjik foshnjat e tyre binjake 10 muajshe, duke i fshehur në një strehë të shtëpisë së tyre.

Itay dhe Hadar Berdichevsky, të dy 30 vjeç, kishin vetëm pak sekonda për të reaguar kur dëgjuan personat e armatosur duke u përpjekur të thyenin derën e tyre të përparme, duke e ditur se nëse nuk do ta bënin, fëmijët e tyre nuk do të kishin kurrë të ardhme.

Image

Prindërit e tmerruar i fshehën dy foshnjat e tyre në një strehë, pak çaste përpara se terroristët e Hamasit të hynin në shtëpinë e tyre, zbuloi ambasadori izraelit në Kolumbi Gali Dagan.

Itay dhe Hadar luftuan me guxim me personat e armatosur përpara se të qëlloheshin dhe vriteshin gjatë sulmit të tyre ndaj Izraelit.

Çuditërisht, dy foshnjat e tyre u gjetën dhe u shpëtuan nga ushtarët izraelitë pasi mbetën vetëm për më shumë se 12 orë, tha Dagan, duke e përshëndetur çiftin si 'heronj' që bënë 'çdo gjë që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre'.

“Ata fshehën fëmijët e tyre binjakë 10 muajsh në strehë ndërsa terroristët depërtuan në shtëpinë e tyre”, shkroi Dagan në Twitter . Itay dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve.

Foshnjat mbetën vetëm për më shumë se 12 orë derisa u shpëtuan. Imagjinoni tmerrin. Dy prindër të tmerruar po bëjnë gjithçka për të shpëtuar fëmijët e tyre, të cilët tashmë janë jetimë. I bekuar qoftë kujtimi i këtyre heronjve.'

Itay dhe Hadar janë tani në mesin e më shumë se 700 izraelitëve që janë vrarë nga terroristët e Hamasit, pasi personat e armatosur filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit në fundjavë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco