Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Kërcënon Hamasi: Pengjet civilë do të ekzekutohen nëse sulmoni në Gaza pa paralajmërim

Kërcënon Hamasi: Pengjet civilë do të ekzekutohen nëse sulmoni në Gaza pa paralajmërim

20:22, 09/10/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Hamasit Al Qassam, ka kërcënuar Izraelin se pengjet civile do të ekzekutohen dhe vrasjet do të transmetohen, nëse Izraeli vazhdon sulmet pa paralajmërim në Gaza.

 Abu Ubaida në një vidoemesazh të tij tha se ata kanë vepruar në përputhje me udhëzimet islamike duke i mbajtur robërit izraelitë të sigurt dhe të shëndoshë.

 “Ne deklarojmë se do t’i përgjigjemi çdo shënjestrimi të njerëzve tanë që janë të sigurt në shtëpitë e tyre pa paralajmërim, dhe ekzekutimin e pengjeve tona civile dhe do ta transmetojmë atë me audio dhe video,” ka deklaruar si sipas CNN.

Hamasi pretendon se po mban më shumë se 100 pengje, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.

Të paktën 900 njerëz janë vrarë në sulmet e Hamasit në Izrael, sipas raportimeve nga Radio Ushtria e Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco