Biden shpreh shqetësim për pengjet/ Netanyahu: Nuk negocioj me terroristët, do futemi në Gaza

Biden shpreh shqetësim për pengjet/ Netanyahu: Nuk negocioj me terroristët, do futemi në Gaza

19:49, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i tha presidentit amerikan, Joe Biden se një operacion tokësor në Gaza është i nevojshëm pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në vendin e tij.

Sipas Fox News, Netanyahu i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, Biden shprehu shqetësimin në lidhje me pengjet izraelite në Rripin e Gazës në rast se nis operacioni tokësor.

“Duhet të futemi, nuk mund të negocioj tani,” i tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit i tha presidentit amerikan se Izraeli nuk ka tjetër zgjidhje përveçse të përgjigjet me forcë pasi vendi i tij nuk mund të tregojë dobësi në një rajon të paqëndrueshëm.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga Fox News.

Qindra tanke dhe makineri ushtarake janë pozicionuar përreth kufirit me territoret jugperëndimore palestineze. Që prej të shtunës kur u shpall gjendja e luftës, Izraeli ka grumbulluar 300 mijë rezervistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco