Sulmi i Hamas/  BE pezullon ndihmat ndaj Palestinës

Sulmi i Hamas/ BE pezullon ndihmat ndaj Palestinës

16:45, 09/10/2023
A+ Aa A-

BE-ja ka vendosur të pezullojë menjëherë pagesat e destinuara për popullsinë palestineze në pritje të rishikimit të programeve të ndihmës të zbatuara tashmë për një total prej 691 milionë eurosh.

Këtë e ka bërë të ditur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Ai tha se tanimë gjërat nuk mund të jenë si dikur.

"Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Gjërat nuk mund të shkojnë si dikur," theksoi ai.

Raportohet se më shumë se 700 njerëz janë vrarë në Izrael që nga e shtuna, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor.

Dhjetra njerëz u rrëmbyen dhe Hamasi pretendon se katër nga pengjet u vranë nga sulmet ajrore në Gaza.

Ndërsas më shumë se 500 njerëz kanë vdekur në Gaza që kur Izraeli filloi të sulmojë zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco