57% e italianëve blejnë produkte bazuar në rekomandimet e blogerëve

57% e italianëve blejnë produkte bazuar në rekomandimet e blogerëve

14:27, 09/10/2023
A+ Aa A-

Influencuesit kanë një fuqi reale për të orientuar tregun. 57 % e të intervistuarve në një studim në Itali kanë blerë ose kanë menduar të blejnë një produkt të reklamuar nga idhulli i tyre në rrjete sociale.

Rrjetet sociale më të ndjekura ndryshojnë në varësi të moshës: nëse Gen Z (personat e lindur midis viteve 1997–2012) preferon Youtube, Instagram dhe Tiktok, Millenials (personat e lindur midis 1981-1996 shpenzojnë më shumë kohë në Instagram, Telegram dhe Facebook, nxori në pah studimi.

Janë 28 milionë njerëz (76% e popullsisë midis 16 dhe 65 vjeç) që ndjekin të paktën një influencues dhe 21 milionë që ndjekin më shumë se dy. Një audiencë e krahasueshme me atë të televizionit.

Gatimi dhe ushqimi (28%), udhëtimet (24%), muzika (24%), veshja (21%) dhe teknologjia (20%) janë përmbajtjet më të ndjekura.

Kur një një influencer bashkëpunon me një markë, ndjekësit kanë më shumë besim: vetëm 16% mbeten skeptikë.

Në veçanti, Gen Z dhe Millenials i qasen përmbajtjes së krijuar nga influencerat me interes (51% i besojnë këshillave), ndërsa boomers (personat që kanë lindur midis 1946 -1964) kanë më shumë besim te marka sesa te influencuesi.

Më shumë se 80% e të rinjve blejnë produkte bukurie, të ndjekura nga kinemaja dhe moda. Për Gen X ( personat që kanë lindur midis viteve (1965-1980), interesi është i përqendruar në kinema, kuzhinë dhe bukuri, Millenials blejnë veshje dhe dhe janë të fokusuar te udhëtimet. Ndrësa për Gen Z kryeson kinemaja, serialet televizive dhe videolojërat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco