‘Mossad dështoi’, ish-kreu i inteligjencës izraelite: Kishin dijeni për stërvitjet

‘Mossad dështoi’, ish-kreu i inteligjencës izraelite: Kishin dijeni për stërvitjet

11:22, 09/10/2023
A+ Aa A-

Taktikat e sigurisë të Izraelit “ranë totalisht” të shtunën, deklaroi për BBC një ish-drejtues i Mosad, shërbimeve të inteligjencës izraelite.

Danny Yatom, ish-shefi i agjencisë së spiunazhit dhe politikan nga Partia Laburiste opozitare e Izraelit, deklaroi se “çdo gjë shkoi keq” dhe “askush nuk kishte asnjë të dhënë” në momentin kur Hamasi sulmoi Izraelin nga Gaza.

Ai deklaroi për programin Today se shtresa e dytë e mbrojtjes së Izraelit ishte e pamjaftueshme për të ndaluar sulmet, duke kujtuar sesi Izraeli u kap i papërgatitur gati 50 vjet nga Lufta e Yom Kipurit, kur një koalicion shtetesh arabe pushtoi.

“Sasia e forcave ishte shumë e vogël – dhe kjo është kryesisht për shkak të dështimit të inteligjencës që pohonin se “edhe pse ne ishim dëshmitarë të shumë stërvitjeve nga Hamasi, ata nuk kishin asnjë qëllim të sulmonin Izraelin”, tha Yatom.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco