Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Çfarë ndodhi me sigurinë e Izraelit? Sulmet e Hamasit të koordinuara mirë në çdo hap

Çfarë ndodhi me sigurinë e Izraelit? Sulmet e Hamasit të koordinuara mirë në çdo hap

11:51, 08/10/2023
A+ Aa A-

Izraeli nuk po përballet vetëm me sulmet e shkaktuara nga Hamasi, por edhe me pyetjet e shumta të cilat kërkojnë të zbulojnë shkaqet që lejuan depërtimin e militantëve në një vend që qëndron gjatë gjithë kohës në gatishmëri.

Një ditë pas 50-vjetorit të fillimit të luftës së Yom Kipurit të vitit 1973, kur forcat izraelite u kapën në befasi nga kolonat e tankeve siriane dhe egjiptiane, ushtria u duk edhe një herë se ishte befasuar nga një sulm i papritur, këtë herë nga militantët e Hamasit.

Personat e armatosur mësynë gjithashtu në vende që drejtojnë sigurinë e Izraelit, përfshirë polici dhe ambiente që monitorojnë sigurinë e lartë, përfshirë hyrjet dhe daljet nga Rripi i Gazës.

Në analizat e bëra nga ish-drejtues të Sigurisë Kombëtare të izraelit thuhet se e gjithë kronologjia e sulmeve në territoret izraelite nuk janë rastësi, por të koordinuara mirë në çdo hap.

Sulmi më i fundit që ka lënë qindra të vdekur, tregoi problemet e brendshme që vërteton se si siguria izraelite nuk ishte e përgatitur, pasi militantët të armatosur kanë kapërcyer gardhet me mjete të rënda, e më pas janë përhapur në qytete.

“Ky ishte një dështim i inteligjencës; nuk mund të ishte ndryshe. Ishte një dështim sigurie”, kështu e komenton Jonathan Panikoff, ish-zëvendës oficeri amerikan i inteligjencës për Lindjen e Mesme.

Kjo situatë që e gjeti Izraelin të papërgatitur, nuk la më pas vend për mendim, por autoritetet vendase vunë menjëherë në zbatim sulmet ajrore në shenjë kundërpërgjigjeje.

Ushtria izraelite po përballet me humbje të mëdha, ndërsa janë raportuar edhe për shumë të tjerë të marrë peng nga grupet militante palestineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco