Lufta në Ukrainë, kreu i OKB-së thirrje Moskës: Të ndalen menjëherë sulmet ndaj civilëve!

Lufta në Ukrainë, kreu i OKB-së thirrje Moskës: Të ndalen menjëherë sulmet ndaj civilëve!

19:28, 05/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka reaguar pas sulmit rus në fshatin Hroza, pjesë e rajonit Kharkiv në Ukrainë duke i bërë thirrje Moskës për paqe.

Zëdhënësi i tij në një deklaratë tha se “Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ato duhet të ndalen menjëherë”.

Kujtojmë se deri më tani si pasojë e sulmit rus në Hroza janë raportuar të paktën 51 viktima mes tyre dhe një djalë 6-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco