Rusët godasin me raketa një dyqan ushqimesh, të paktën 49 të vdekur në Kharkiv

Rusët godasin me raketa një dyqan ushqimesh, të paktën 49 të vdekur në Kharkiv

15:50, 05/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 49 persona janë vrarë pasi një raketë ruse goditi një dyqan ushqimesh në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se ishte sulmuar një fshat në rajonin verilindor të Kharkiv.

Ky i fundit ka pësuar sulme të pamëshirshme ruse gjatë pushtimit ndërsa Moska përpiqet të rimarrë territorin e çliruar nga Ukraina.

Raportohet se një djalë gjashtë vjeçar është në mesin e atyre që janë vrarë në sulmin në Kharkiv, raporton skynews.

Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Synehubov tha se një kafene dhe një dyqan ishin sulmuar në fshatin Hroza në rrethin Kupyansk ndërsa shumë civilë kishin qenë atje në atë kohë.

“Shpëtimtarët vazhdojnë të punojnë në vendin e ngjarjes”, pohoi Synehubov në aplikacionin e mesazheve Telegram. Ai tha gjithashtu se numri i të vdekurve tani është rritur në 49.

Kujtojmë se, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco