Ministri ukrainas: Krijuam mantelin që i bënë ushtarët tanë të padukshëm para armikut

Ministri ukrainas: Krijuam mantelin që i bënë ushtarët tanë të padukshëm para armikut

09:45, 05/10/2023
A+ Aa A-

Ministri ukrainas i Transformimit Dixhital, Mihailo Fedorov prezantoi sot të ashtuquajturin mantelin e padukshmërisë, për të cilin ai pretendon se mund të fshehë ushtarët nga kamerat e imazhit termik dhe dronët.

Mantelet bllokojnë rrezatimin termik, duke e bërë gjoja ushtarin të padukshëm për armikun.

Manteli u krijua nga Brave1, një projekt teknologjik mbrojtës i sponsorizuar nga qeveria ukrainase.

 “Ata e kanë zhvilluar atë që nga viti 2015, kur synohej të përdorej nga snajperët dhe inteligjenca ukrainase për operacione speciale në Donbas në lindje të vendit”, tha për CNN Maksim Borjak, një nga krijuesit e mantelit.

Puna serioze në projekt u rifillua pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar. Manteli është bërë nga materiale që përdoren zakonisht nga zjarrfikësit.

Qëllimi është të parandalohet që ajri i nxehtë të dalë dhe të shfaqet në kamerat e imazhit termik, ndërsa sistemi i integruar i ventilimit ftoh ajrin e nxehtë brenda mantelit.

Borjak e quan një “sistem të thjeshtë” që peshon deri në 2.5 kilogramë. Mantelet janë rezistente ndaj shiut dhe jo të ndezshme.

Ai theksoi se ato ishin përdorur tashmë nga Brigada e 35-të e Marinës gjatë kundërsulmit të Ukrainës. Ministri Fedorov ndau gjithashtu një video që tregon “një mostër të përfunduar që u testua me sukses në terren”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco