Tragjedia në Venecia/ Identifikohen viktimat

Tragjedia në Venecia/ Identifikohen viktimat

21:44, 04/10/2023
A+ Aa A-

Prefekti i Venecias, Michele di Bari bëri të ditur se janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit të mbrëmjes të së martës, ku një autobus ra nga një mbikalin në në Mestre.

Bëhet fjalë për nëntë shtetas ukrainas, katër rumunë, tre gjermanë, një italian (shofer), një kroat, dy portugez dhe një afrikano-jugor.

Rajoni i Venetos ka publikuar buletinin e të plagosurve. 15 pacientë të përfshirë në aksident janë të shtruar në spitalet e Venetos, 12 të rritur dhe 3 të mitur.

Dhjetë nga këta pacientë janë në terapi intensive. Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende. Pista kryesore që autoritetet dyshojnë është se shoferi ka qenë i sëmurë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës.

Autobusi me turistë ukrainas, gjermanë, francezë dhe kroatë ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco