Viktimat e Venecias ende të paidentifikuara pas 24 orësh

Viktimat e Venecias ende të paidentifikuara pas 24 orësh

19:28, 04/10/2023
A+ Aa A-

Kanë kaluar 24 orë nga aksidenti tragjik në Venecia, edhe ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat.

Tashmë, pritet që autoritetet të përdorin mostrat e ADN-së për të konfirmuar identitetin e disa prej pasagjerëve që nuk ishin pajisur me dokumente identifikimi.  

Autobusi elektrik u përplas përmes një pengese të martën në mbrëmje në Mestre dhe u zhyt pothuajse 15 metra. Mestre lidhet me Venecian përmes një ure.

Tre fëmijë, përfshirë një foshnjë, ishin në mesin e viktimave, sipas zyrtarëve. Autobusi po transportonte 39 turistë nga qendra e Venecias për në një kamping.

Ngjarja është cilësuar si një tragjedi e madhe nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro.

Përpos viktimave, të plagosur kanë mbetur 15 persona, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas zyrtarëve të Venecias, mes tyre ka ukrainas, austriakë, spanjollë dhe turistë të tjerë të huaj.

Autobusi u përplas rreth orës 19:45 të martën. Me sa duket ishte marrë me qira nga një kompani vendase për të marrë turistët nga qendra historike e Venecias dhe për t’i çuar në një kamping në lagjen e afërt Marghera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco