E pabesueshme në Sllovaki/ Qeni vozit me makinë por gjobitet për shpejtësi të lartë

E pabesueshme në Sllovaki/ Qeni vozit me makinë por gjobitet për shpejtësi të lartë

16:08, 04/10/2023
A+ Aa A-

 

As që mund ta imagjinojmë se çfarë menduan policët kur kamera e shpejtësisë fotografoi një Skoda Kamiq që udhëtonte me shpejtësi 10 km/h, mbi shpejtësinë e lejuar me nqen gjuetie ngjyrë kafe në sedilien e shoferit.

Historia është absolutisht e vërtetë dhe akoma më shumë provë është fotografia e kamerës së trafikut, ku qeni duket të jetë në kontroll, duke manovruar me qetësi fuoristradën e vogël në rrugë publike pa asnjë shenjë të njerëzve që ndodhen në automjet.

Misteri u zbardh pak më vonë kur oficerët ndaluan Skoda Kamiq-in, të cilin me sa duket e ngiste qeni, me pronarin 31-vjeçar të mjetit që fillimisht pretendoi se qeni i ishte hedhur papritur në prehër.

Megjithatë, pamjet nga videoja e hodhën poshtë këtë shpjegim.Oficerët e gjobitën për shkelje të rregullave të sigurisë rrugore, ndërsa mbetet e paqartë nëse 31-vjeçari është gjobitur për shpejtësi apo për mossigurimin e duhur të kafshës së tij në një mjet në lëvizje.

Në çdo rast, një sjellje e tillë është e papranueshme.

Qershi mbi tortë, postimi i policisë lokale në të cilin oficerët shkruanin me shaka se anuluan planet për të gjuajtur qenin.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco