Hidhet në det për ta shpëtuar të birin, bllokohet edhe i ati - Shpëtojnë në momentin e fundit

Hidhet në det për ta shpëtuar të birin, bllokohet edhe i ati - Shpëtojnë në momentin e fundit

15:23, 04/10/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur një nënë kaplohet nga paniku dhe bërtet “ku është foshnja ime”, pasi i biri i saj tetë muajsh kishte rënë në det – duke u “zhdukur” mes anijes dhe portit.

Fëmija që besohet të jetë nga veriu i Evropës, ishte me prindërit dhe motrën për pushime në Salerno të Italisë, kur ra në ujë në pjesën që ndante portin dhe anijen, transmeton Telegrafi.

Ai po ia mbante dorën babit para se të ndahej dhe të vraponte në port – ku për një moment rrëshqiti dhe ra në det në hapësirën që ndante anijen nga porti.

Duke parë se çfarë ndodhi, babai i tij u hodh në det për ta shpëtuar, por të dy mbetën në atë hapësirën e ngushtë mes portit dhe anijes.

Turistë të shumtë që ishin dëshmitarë të ngjarjes vrapuan për ta ndihmuar babanë dhe të birin, që për fat të mirë shpëtuan pa ndonjë lëndim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco