Përmbytje në Indi/ Ujërat marrin para bazën, raportohet për 23 ushtarë të zhdukur

Përmbytje në Indi/ Ujërat marrin para bazën, raportohet për 23 ushtarë të zhdukur

09:08, 04/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 23 anëtarë të ushtrisë indiane janë të zhdukur pasi përmbytjet shkatërruan bazat e tyre në një luginë në shtetin verilindor indian të Sikkim. Lajmi u bë i ditur sot nga shtabi i përgjithshëm.

“Për shkak të reshjeve të papritura në liqenin Lonak, shteti Sikkim, përmbytje të shpejta ndodhën në lumin Teesta” për shkak të të cilave “23 ushtarë janë të humbur” dhe automjetet janë gjetur nën ujë, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

“Hetimet janë duke u zhvilluar ”, thanë burimet. Rajoni malor dhe i izoluar ndodhet afër kufirit të Indisë me Nepalin. Liqeni Lonak ndodhet në ‘këmbët’ e një akullnaje afër Katsenganga, mali i tretë më i lartë në botë.

Për shkak se një digë aty pranë kishte shkarkuar ujë, niveli i ujit në lumin Teesta ishte 4.5 metra më i lartë se normalja, sipas ushtrisë indiane.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë relativisht të shpeshta në Indi dhe në shumë raste shkaktojnë dëme të mëdha materiale, veçanërisht gjatë sezonit të musoneve (qershor-shtator).

Por përgjithësisht në tetor musoni zakonisht ka kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco