'Haremi mashkullor'/ Ish-CEO i Abercrombie&Fitch akuzohet për shfrytëzimin e meshkujve për s*ks.

'Haremi mashkullor'/ Ish-CEO i Abercrombie&Fitch akuzohet për shfrytëzimin e meshkujve për s*ks.

21:47, 02/10/2023
A+ Aa A-

Ish-CEO i Abercrombie&Fitch dhe partneri i tij britanik përballen me akuza për shfrytëzim të burrave të rekrutuar për festa seksuale të cilat i organizonin në mbarë botën.

Një hetim i BBC zbuloi se një rrjet shumë i organizuar përdorte një ndërmjetës për të gjetur meshkuj  të rinj për të organizuar festa seksuale me Mike Jeffries dhe Matthew Smith.

Tetë burra raportuan për BBC-së se kanë marë pjesë në këto ngjarje duke pretenduar se ishin shfrytëzuar ose abuzuar. Z. Jeffries dhe z. Smith nuk iu përgjigjën kërkesave për tëkomentuar në lidhje me lajmin.

Por ndërmjetësi i çiftit mohoi çdo akuzë dhe tha se burrat kanë marrë pjesë në këto festa me vetëdije të plotë. Dy ish-prokurorë amerikanë që shqyrtuan në mënyrë të pavarur dokumentet dhe dëshmitë e zbuluara nga BBC, kanë bërë thirrje për një hetim më të detajuar i cili do të vërtetojë nëse mund të ngrihen akuza për trafikim seksual. Sipas ligjit amerikan, trafikimi seksual përfshin marrjen e një të rrituri për të udhëtuar në një shtet ose vend tjetër për të bërë seks për para duke përdorur forcën, mashtrim ose duke e detyruar. Dikur një nga CEO-t më të paguar të Amerikës, ai ishte një figurë  që u përball me akuza për diskriminim ndaj stafit dhe shpenzime marramendëse.

Image

Si përdori Jeffries modelët pa këmisha për ta bërë firmën e tij Abercrombie sa më të shitur

BBC ka zbuluar tani akuzat se maniaku i modës ka shfrytëzuar të rinjtë e rritur për seks në festat që ai organizonte në rezidencat e tij në Nju Jork dhe hotelet luksoze në mbarë botën, në Londër, Paris, Venecia dhe Marrakesh. Si pjesë e një hetimi dy-vjeçar, BBC ka marrë në pyetje 12 burra të cilët kanë përshkruar pjesëmarrjen në organizimin e festave që përfshijnë akte seksuale. Tetë burrat që morën pjesë thanë se ishin rekrutuar nga një ndërmjetës, të cilin ata e përshkruan se i mungonte hunda, të cilën e kishte të mbuluar me një copë lëkure gjarpri. BBC e ka identifikuar atë si James Jacobson.

Image

BBC mblodhi fakte dhe dëshmi të burrave, të cilat kishin një numër të madh ngjashmërish. Ata mblodhën dokumente duke përfshirë emailet, biletat e fluturimit dhe itineraret e detajuara të udhëtimit - që mbështetnin pikat kryesore të dëshmive të dhëna nga meshkujt. U intervistuan gjithashtu dhjetëra burime të tjera, duke përfshirë ish-punonjësin e familjes.

Image

Gjysma e meshkujve  që  i raportuan BBC-së për rekrutimin e tyre pretenduan se fillimisht ishin mashtruar për natyrën e ngjarjeve, dhe se nuk u ishte thënë që festat do të ishin me akte seksuale, disa i thanë BBC-së se ndërmjetësi ose rekrutuesit e tjerë u kishin premtuar mundësinë e modelimit me firmën A&F. Të gjithë pranuan se ndiheshin të dëmtuar nga përvoja që kishin kaluar. BBC-së  raporton se Mike Jeffries dhe Matthew Smith do të angazhoheshin në aktivitet seksual me rreth katër burra ose do t'i "drejtonin" ata të bënin seks me njëri-tjetrin. Më pas, burrat thanë se u paguan me zarfe të mbushura me mijëra dollarë. Hetimi i BBC zbuloi gjithashtu detaje të "haremit mashkullor" që organizonte festa seksuale për zotin Jeffries, ku:

Rekrutuesit do të gjenin burra për të marrë pjesë në këto vente dhe do të paguheshin me  500 dhe 1000 dollarë nga z. Jacobson për çdo referim.

Z.Jacobson, i përshkruar nga burrat si "ndërmjetësi" ose agjenti, gjente meshkuj për festat seksuale. BBC konfirmon se ai ja përcillte fotot e tyre z. Jeffries dhe z. Smith.

Shumica e burrave pretendojnë se Jacobson i propozoi  seksualisht,  duke u kërkuar të kryenin seks oral përpara se ti prezantonin me Z. Jeffries dhe Z. Smith.
Një "kujdestar" personal u punësua për ti depiluar  një përvojë që disa e përshkruanin si "çnjerëzore".
Të gjithë burrat thanë se u kërkohej të nënshkruanin marrëveshje nëse do  të dekonspironin  ngjarjet. Ata thanë se kishin pak kohë për ta lexuar marrëveshjen dhe nuk u lejohej të mbanin kopje, por kuptuan se do të paditeshin nëse flisnin.
Një grup i vogël i stafit personal të Z. Jeffries, të cilët mbanin uniforma të firmës A&F, i mbikëqyrnin burrat - edhe gjatë akteve seksuale - dhe u jepnin para.
Supozohet se zoti Jeffries financoi të gjithë operacionin, duke përfshirë paratë për tarifat e referimit, ndërsa zoti Smith mbuloi pagesat.
Stafi  që punonte në ish-shtëpinë e zotit Jeffries në Hamptons i tha BBC-së se festat e seksit mbaheshin atje rregullisht gjatë fundjavave. Disa thanë se ishin udhëzuar të largoheshin nga ambientet çdo të shtunë pasdite për disa vite, duke i bërë të besonin se diçka e çuditshme po ndodhte. 

Barrett Pall, një ish-model i kthyer në trajner  dhe aktivist, tha se ndihej nën presion për të marrë pjesë në një ngjarje në Hamptons në vitin 2011. Më pas, 22 vjeçari, tha se ishte rekrutuar nga një model më i vjetër, për të qenë "zëvendësuesi i tij " për "një lloj përvoje seksuale" me çiftin në këmbim të një tarife parash.Ai tha se ndihej i detyruar ta respektonte pasi i moshuari e kishte mbështetur financiarisht dhe ai ndihej borxhli. Z. Pall tha se një nga burrat e tjerë të rekrutuar për ngjarjen i bëri seks oral ndërsa Z. Jeffries dhe Z. Smith shikonin. Ai tha se çifti më pas e inkurajoi atë të vinte në shtrat dhe të puthte zotin Jeffries. Më vonë, dy burra të tjerë të rekrutuar për ngjarjen bënë seks me shefin e A&F dhe partnerin e tij, shtoi ai. Ngjarja më e madhe e përshkruar për BBC-në u organizua në një vilë private në një hotel me pesë yje në vitin 2011, për të cilën dhjetëra burra u dërguan në Marrakesh. BBC raporton se zoti Jeffries dhe z. Smith kishin ftuar edhe miq të tyre. Alex - i cili kërkoi që emri i tij të ndryshohej për të mbrojtur identitetin e tij - tha se ai ishte një model në vështirësi i cili mbështeste familjen e tij, kur u rekrutua si balerin për festën, ku ai e dinte që do të zhvishej.

Image

Brad Edwards, një avokat civil i cili ekzaminoi provat e BBC-së, tha se prokurorët amerikanë duhet të hetojnë, pasi, ajo që këta "burra të guximshëm përshkruajnë " mund të quhet trafik seksual. Ai shtoi se disa nga burrat mund të kenë patur presion ndërsa të tjerët mund të mos kenë ndjerë taktikat shtrënguese..

Z. Jacobson - ndërmjetësi, tani 70 vjeç -  deklaroi përmes avokatit të tij se nuk pranonte se kishte  shtrënguar, mashtruar apo ushtruar forcë nga ana e tij dhe nuk kishte njohuri për ndonjë sjellje të tillë nga të tjerët. Ai tha se nuk mbante mend të kishte premtuar për mundësi modelimi. Çdo takim që kishte patur ishte plotësisht konsensual, aspak  shtrëngues. Të gjithë ata me të cilët kishte kontaktuar dhe që ishin bërë pjesë në këto ngjarje, kishin ardhur me vetëdije të plotë. A&F, e cila ka thënë se e konsideron zotin Jeffries, themeluesin e saj modern, deklaroi për BBC-në se ishin të tmerruar dhe ndjenin neveri nga sjellja e tij e supozuar. Ai tha se udhëheqja e re e ka transformuar kompaninë në "organizatën e drejtuar nga vlerat që jemi sot" dhe se ka "tolerancë zero për abuzim, ngacmim ose diskriminim të çdo lloji"./BBC - Syri.net

Nga Rianna Croxford, korrespondente e hetimeve

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco