'Është një mashtrim. Ta dini, pasqyrat e mia financiare janë fenomenale'/ Trump ka mbërritur në New York dhe flet për mediat para seancës

'Është një mashtrim. Ta dini, pasqyrat e mia financiare janë fenomenale'/ Trump ka mbërritur në New York dhe flet për mediat para seancës

16:09, 02/10/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur jashtë sallës së gjyqit në Nju Jork, ku edhe bëri disa komente të shkurtra për mediat. Ekipi i tij ligjor dhe djali i tij Eric, janë paraqitur në sallën e gjyqit ndërkohë.

Gjyqi mendohet se do të zhvillohet pa kamera, ndaj edhe Trump ka shfrytëzyar momentin para hyrjes për t'i folur publikut dhe për të dekraluar veten të pafajshëm.

Por javën e kaluar një grup i organizatave amerikane të lajmeve i kërkuan gjyqtarit Arthur Engoron që të lejonte mbulimin e drejtpërdrejtë të argumenteve hapëse dhe mbyllëse dhe pjesëve të gjyqit përveç dëshmive të dëshmitarëve.

Mbulimi i drejtpërdrejtë televiziv në përgjithësi nuk lejohet në gjykatat e shtetit të Nju Jorkut, por gjyqtarët kanë diskrecionin për të lejuar kamerat të hyjnë, në disa raste.
Grupi i organizatave të lajmeve ka argumentuar në një letër drejtuar gjyqtarit se nëse ka ndonjëherë një rast ku argumentet duhet të transmetohen drejtpërdrejt, është ky: “Nevoja për një akses sa më të gjerë publik nuk mund të mbivlerësohet. Fjalë për fjalë, bota po i shikon këto procese.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco