Çmimi Nobel në Mjekësi 2023/ Si ia doli vajza e një kasapi të bëhej heroina e vaksinave

Çmimi Nobel në Mjekësi 2023/ Si ia doli vajza e një kasapi të bëhej heroina e vaksinave

13:46, 02/10/2023
A+ Aa A-

Çmimi Nobel në Mjekësi 2023 shkoi për hungarezen Katalin Kariko dhe amerikanin Drew Weissman për punën e tyre kërkimore për vaksinimin kundër koronavirusit.

Ata kanë bërë zbulime të rëndësishme rreth modifikimeve të bazës nukleozide, që mundësoi prodhimin e vaksinave efektiva të mRNA kundër Covid-19. Teknologjia mRNA po studiohet aktualisht edhe kundër sëmundjeve të tjera, kryesisht kundër kancerit.

Po kush është hungarezja, e cila u kthye në heroinën e vaksinave?

Sipas BILD, bioinxhinerja 68-vjeçare ka një kontribut të rëndësishëm për vaksinën e koronavirusit, të prodhuar nga kompania Biontech.

E bija e një kasapi, ajo arriti të shpikte një nga patentat thelbësore për vaksinën së bashku me Drew Weissmann: Procesi nënkupton që mRNA artificiale nuk luftohet nga vetë sistemi mbrojtës i trupit.

Sipas Biontech, kjo është një nga pesë patentat kryesore për vaksinën e prodhuar nga kompania. E thënë më thjeshtë: pa Kariko, vaksina e Biontech do të ishte e paimagjinueshme.

Themeluesi i Biontech, Ugur Sahin, thotë se është mbështetur te ekspertja hungareze për vite me radhë si një nga njohëset më të mira të mRNA.

Hungarezja u takua me turkun Sahin në verën e vitit 2013, pasi ajo po kërkonte për një punë. Në atë kohë, Biontech nuk kishte as edhe uebsajtin e vet. Por asaj nuk i interesonte.

Kur ajo i tha se babai i saj ishte kasap, dhe Sahin i tregoi se babai i tij ishte punëtor fabrike, dëshira për të punuar bashkë u ndez si një shkëndijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco